Celebrities Gossip Music Showbiz

Do t’i bashkohet Kylie Minogues në turneun botëror, Rita Ora ndan lajmin me ndjekësit e saj!

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, do t’i bashkohet koleges së saj, këngëtares, Kylie Minogue në turneun më të madh që nga viti 2011. Ora, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e turneut të Minogues.

“Jam shumë e lumtur të bëj të ditur se do të shkojë në turneun ‘Tension’ me Kylie Minogue në Amerikën Veriore!!! Do të kënaqemi shumë dhe mezi po pres t’i shoh fytyrat tuaja të bukura. Biletat në shitje tani!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Hiti “Padam Padam”, për të cilin Minogue u nominua për çmimin “Grammy 2024”, kishte për të qenë i Ora-s. Rita Ora thuhet se do të drejtojë ‘MTV Europe Music Awards’ kur eventi të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm. Krijuesja e hitit “Hot Right Now” thuhet se është në bisedime të avancuara për të prezantuar ceremoninë e cila do të mbahet në Co-op Live Arena të Mançesterit më 10 nëntor.

Ndërsa ylli kohët e fundit prishi marrëveshjen me menaxheren e saj afatgjate dhe drejtuesen e “First Access Entertainment” Sarah Stennett, ajo tashmë po pret me padurim projekte të reja, shkruan DailyMail. Një burim i tha The Sun:

Rita nuk mund të ishte më e emocionuar. Ajo është shumë e angazhuar për momentin, por dashuria e saj e parë do të jetë gjithmonë muzika, prandaj kur iu kërkua të prezantonte ceremoninë, ajo e kapi rastin. Bisedimet mes MTV-së dhe menaxhmentit të ri të Rita-s janë duke vazhduar dhe ata thjesht po shikojnë detajet më të imëta.

‘Range Media Partners’ ka nënshkruar një marrëveshje me Rita Ora-n për përfaqësim në të gjitha fushat, duke përfshirë muzikën, filmin/TV, sponsorizimet dhe më shumë. Ora ka grumbulluar më shumë se 10 miliardë dëgjime globale dhe ka arritur të ketë 13 këngë në top 10 në Britaninë e Madhe, përfshirë 4 hitet numër 1.