Celebrities Music Showbiz

“Do të zemërohem nëse ndalon!”/Shiu nuk e ndal performancën e Adele në Mynih, përkundrazi…

Këngëtarja e famshme britanike Adele, këtë muaj ka performuar në Mynih dhe para koncertit të saj të fundit, organizatorët paralajmëruan fansat për motin e keq që pritej. Megjithatë, as shiu i rrëmbyeshëm nuk mundi ta ndalojë atë. Gjatë koncertit, kur filloi të bjerë shi i fortë, Adele vazhdoi të këndonte pa e ndërprerë.

Pamjet nga ky moment u bënë shpejt virale, duke treguar përkushtimin e saj ndaj performancës dhe dashurinë për publikun. Në një moment, Adele u shpreh me humor, duke thënë:

Nëse shiu ndalon kur të këndoj “Set Fire to the Rain”, do të jem tmerrësisht e zemëruar.

Për shkak të motit të keq, ajo u detyrua të ndërrojë këpucët me taka me atlete dhe me shaka përpara 80,000 njerëzve, tha:

I dashuri im do të jetë shumë i lumtur kur ta shohë këtë. I dashur, shiko çfarë po bëj, jam me atlete New Balance në skenë përpara 80 mijë njerëzve, absolutisht çmenduri.

Përtej motit, koncerti shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në jetën personale të këngëtares. Kohët e fundit, Adele ka zbuluar se është fejuar, një lajm që e ndau me fansat e saj gjatë një prej performancave të saj.