E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë moderatorja e njohur Fjodora Fjora. Ajo ka zbuluar më shumë detaje dhe ka dhënë mendimin e saj në lidhje me fenomenin BBV. Si e shikon ajo lojën e banorëve dhe a mendon ajo se njëri prej tyre po “imiton” lojën e Luizit?
Luizi është i pakapshëm në të gjithë atë që bëri. Komplimente për Luizin dhe për atë çfarë ai solli me lojën e tij. Të gjithë të tjerët do të tentojnë t’i ngjajnë. Ajo që po përpiqen të bëjnë është loja agresive që ai bëri që në fillim. Nëse e mbajmë mend lojën e Luizit, mënyrën se si ai u bë menjëherë i dashur nga publiku dhe fitoi simpatinë e tyre. Ishin disa ngjarje të shpejta që ndodhën.
Më tej shtoi se:
Vazhdoj të mendoj që ajo ka qenë një strategji shumë e fortë e tij. Mendoj që ka gjetur një formë për të tërhequr të gjithë këtë vëmendjen e fortë të publikut.
A mendon Fjodora se një nga banorët që është brenda shtëpisë mund të ketë një strategji të ngjashme?
Nuk do të ecë sepse është tashmë një fenomen i njohur. Nuk mendoj se vetë produksioni ka lejuar të ketë hyrë dikush në mënyrë të pakontrolluar që të mos përballet me gjëra të tilla sepse padyshim që presioni ishte shumë i madh dhe nuk mendoj se do të dalë dikush dhe të thotë që kam një sëmundje të pashërueshme.