Showbiz

“Do të të vrasim, do të të presim”, Ana Kauri tregon kërcënimet që ka marrë para se të largohej nga “Për’puthen”

Ana Kauri sigurisht që ka qenë një ndër vajzat më të përfolura në spektaklin “Për’puthen” e cila hoqi dorë nga ky format vetëm pak javë më parë duke i trishtuar të gjithë.

E ftuar pasditen e kaluar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ajo foli për bullizmin që ka përjetuar online para se të largohej nga programi që e bëri të famshme.

Kanë qenë kërcënime në Instagram të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…

Kujtojmë se Ana ka patur takime të shumta në “Për’puthen”, shumica e të cilëve kanë qenë zhgënjyese për bukuroshen. Ajo u largua nga ky ‘reality-show’ duke thënë se nuk ndihet më vetvetje dhe e ka harruar se kush është Ana dhe sa e fortë është Ana.

Pas daljes nga “Për’puthen”, tashmë ish-protagonistja ka vazhduar të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale pavarësisht komenteve negative, ofendimeve dhe kërcënimeve.