Kompozitori dhe këngëtari Sam Pounds ka bërë të ditur se publikimi i këngës së tij të bashkëpunimit me të ndjerin Liam Payne, titulluar “Do Not Wrong”, do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Kënga, e regjistruar pak para vdekjes së Payne, ishte planifikuar të publikohej më 1 Nëntor.
Në një postim në rrjetet sociale, Pounds shprehu ndjenjat e tij lidhur me humbjen e mikut të tij. Ai theksoi se vendosi të shtyjë lançimin për të respektuar ndjenjat e familjes së Liamit, duke kërkuar që të gjitha procedurat e lidhura me publikimin e këngës të shkojnë për bamirësi ose sipas dëshires së familjes.
E duam të gjithë këngën, por nuk është ende koha e duhur…Ende po vajtojmë për Liamin dhe dua që familja të ketë mundësinë të mbajë zi në paqe dhe lutje. Do të presim të gjithë.
Kjo ndihmon në ruajtjen e ndjeshmërisë dhe respektit në këtë periudhë të vështirë për ata që e njohën dhe e donin Liamin.
Today I’m deciding to hold “ Do No Wrong” and leave those liberties up to all family members. I want all proceeds go to a charity of their choosing (or however they desire). Even though we all love the song it’s not the time yet. We are all still mourning the passing of Liam and…
— Sam Pounds (@iamsampounds) October 29, 2024