Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit.
Gurët kanë përmasa të ndryshme.
Ato mund të jenë të vegjël sa një kokërr gruri dhe të mëdhenj sa një top pingpongu.
Shtatzania, mbipesha, diabeti, mëlçia, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja me produkte me yndyrë dhe anemia janë faktorë rreziku për gurët e tëmthit. Shumë njerëz preken nga gurët e tëmthit dhe nuk janë në dijeni të sëmundjes. Dhimbjet që shoqërojnë gurët e tëmthit janë shumë të forta dhe mund të zgjasin për disa orë.
Më poshtë do të lexoni nga AgroWeb.org për tre kura natyrale për gurët e tëmthit në shtëpi.
Kura me Uthull Molle
Pirja e uthullës së pafiltruar të mollës largon menjëherë dhimbjen që shkaktohet nga lëvizjet e gurëve në tëmth.
Uthulla e mollës ka aciditetin e duhur, ndaj parandalon prodhimin e kolesterolit nga mëlçia dhe si rrjedhojë formimin e gurëve.
Për më tepër, uthulla e mollës ndihmon në shkrirjen e gurëve ekzistues.
Ju nevojiten:
2 lugë çaji me uthull molle
1 lugë çaji me lëng limoni
1 gotë me ujë të ngrohtë
Udhëzimet
Hapi i parë- Treteni uthullën në ujë
Hidhni dy lugë çaji me uthull molle puro dhe të pafiltruar në një gotë me ujë të ngrohtë.
Pijeni lëngun sa herë që të keni dhimbje dhe ajo do të pushojë në rreth 15 minuta.
Hapi i dytë- Shtoni lëng limoni dhe pijeni çdo mëngjes
Shtrydhni një limon të freskët.
Shtoni një lugë çaji me lëng limoni në ujin me uthull.
Pijeni esëll në mëngjes.
Ju mund të kombinoni dy lugë çaji me uthull molle, një lugë çaji me lëng limoni në një gotë me lëng molle.
Acidi malik tek lëngu i mollës do t’i zbusë gurët e tëmthit.
Ekspertët e AgroWeb.org rekomadojnë të pini këtë lëng tre here në ditë për disa javë për të shkrirë dhe eliminuar gurët.
Pijeni lëngun deri sa gurët të jenë hequr të gjithë dhe dhimbja të ketë ikur bashkë me to.
Kura me Lëng Molle
Kjo kurë është e dobishme në trajtimin e gurëve të formuar nga kolesteroli.
Lëngu i freskët i mollës përmban pektinë dhe acid malik të cilat zbusin dhe largojnë gurët nga trupi.
Pini lëng të freskët molle 4 herë në ditë
Pini një gotë me lëng të freskët molle 4 herë në ditë, në mëngjes, drekë, darkë dhe përpara se të flini.
Ose pini një gotë me lëng të freskët molle në mëngjes dhe në darkë, duke e shoqëruar me një lugë gjelle me uthull molle.
Këtë duhet ta bëni çdo ditë për tre ose katër muaj për të parandaluar formimin e gurëve të tjerë dhe shkrirjen e atyre ekzistues.
Kura me Limon dhe Vaj Ulliri
Lëngu i limonit ndalon prodhimin e kolesterolit dhe e bën atë më të tretshëm.
Lëngu i limonit përmban pektinë dhe zbut dhimbjet. Ky lëng shpërbën depozitat e kalçiumit në fshikëzën e tëmthit dhe shkrin ato ekzistues.
Vaji i ullirit shërben si lubrifikant dhe lehtëson largimin e gurëve nga trupi.
Hudhra shkrin kolesterolin e akumuluar në fshikëz.
Ju nevojiten:
2 lugë gjelle me lëng limoni
2 lugë gjelle me vaj ulliri
1 lugë çaji me hudhër të grirë
Udhëzimet
Përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe hudhrën në një filxhan.
Pijeni lëngun esëll në mëngjes çdo ditë për 40 ditë ose më shumë për shkrirjen e suksesshme të gurëve të tëmthit.
Këshilla
Pini një gotë me verë të bardhë kur keni dhimbje dhe për 20 minuta ato do të largohen.
Fërkoni pjesën e sipërme të stomakut ose të shpinës me vaj të ngrohtë kastori.
Lyeni një napë me këtë vaj dhe vendoseni në zonën e dhimbjes për 2 orë.
Pini nga një filxhan me çaj nenexhiku në ditë për shkrirjen e gurëve dhe kundër dhimbjeve.
Pini çaj lulerradhiqeje dhe konsumoni shumë nga kjo barishte çdo ditë sepse i bën mirë mëlçisë.
Pini lëng të freskët dardhe ose konsumoni dardha dy herë në ditë për 3-4 javë për zbutjen dhe heqjen e gurëve.