Tech

Do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën, Instagram njofton veçorinë e re!

Instagram së fundmi ka shtuar mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë apo live vetëm për listën Close Friends. Bëhet e ditur se funksioni i ri tani po shpërndahet globalisht dhe bën të mundur që përdoruesit të transmetojnë në kohë të drejtpërdrejtë vetëm për listën e tyre të miqve të ngushtë.

Deri më tani, është e paqartë se sa e madhe mund të jetë lista, por meqenëse aplikacioni nuk përmendi asgjë, ka të ngjarë që lista të jetë pa kufizime. Instagram ka njoftuar se kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, kështu që mund të duhet pak kohë derisa të gjithë të kenë qasje në të.

Siç raportohet, nga funksioni i ri mund të përfitoni kur të shfaqet opsioni “Close Friends”, përveç “Everyone” dhe “Practice”. Thuhet se kjo veçori do të inkurajojë shumë përdorues të përfitojnë nga transmetimi i drejtpërdrejtë, pa pasur frikë se disa nga ndjekësit e tyre mund të mos jenë të interesuar për atë që do të tregojnë.

Gjiganti i mediave sociale Meta ka shkaktuar debate së fundmi me politikat e reja rreth mbledhjes së të dhënave të përdoruesve. Pak përpara lançimit të mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale, kompania ka njoftuar përdoruesit e Instagramit dhe të Facebook se shumë shpejt do të nisë të ‘vjelë’ informacione përfshirë edhe fotot dhe postimet, për të trajnuar sistemet e saj të Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, nuk janë vetëm përdoruesit e mediave sociale që do të preken. Në një lëvizje që pritet të shkaktojë tensione, Meta po informon njerëzit që mund të përfundojë duke u procesuar të dhënat, edhe nëse nuk i përdorin shërbimet e saj. Por a ekziston një mënyrë për ta përjashtuar veten nga këto rregulla kontroverse?

Ka mënyra që mund të provoni për të shmangur grumbullimin e të dhënave tuaja. Siç kërkohet nga GDPR, Meta po i lejon përdoruesit të kundërshtojnë përdorimin e informacionit të tyre në këtë mënyrë. Për ta bërë këtë, mund të plotësoni një formular të shkurtër në faqen e internetit të Instagram-it, i cili kërkon arsyet pse dëshironi të tërhiqeni, së bashku me disa informacione personale si vendi i banimit dhe email-i.