Miliarderi Elon Musk tha në një intervistë se do të përfundonte në burg nëse zv. presidentja e SHBA, Kamala Harris do të fitojë përballë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Pasi u shfaq së bashku me Trump në një tubim fundjavë, Musk përdori një bisedë dy-orëshe me Tucker Carlson.
“Nëse ai (Donald Trump) humbet, unë jam i shkatërruar”, tha Musk në intervistën e transmetuar në X (ish-Twitter). “Sa mendoni se do të jetë dënimi im me burg? A do t’i shoh fëmijët e mi? Nuk e di”, u shpreh miliarderi.
Intervista e Musk me Carlson vjen pasi ai u shfaq përkrah republikanit të shtunën në tubimin e tij në Butler, Pensilvani. Gjatë intervistës, Musk rriti mbështetjen e tij publike për Donald Trump.
“Pikëpamja ime është se nëse Trump nuk i fiton këto zgjedhje, janë zgjedhjet e fundit që do të kemi”, tha Musk, duke shpjeguar se ai ka frikë se miliona emigrantë që administrata Harris-Biden ka importuar përfundimisht do t’i jepet shtetësia.
“Parashikimi im është se nëse do të ketë edhe katër vite të tjera të një administrate demokratike, ata do të legalizojnë aq shumë ilegalë, saqë në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë shtete patriote”, u shpreh pronari i Tesla-s, duke parashikuar se kjo do të çojë në qeverisje njëpartiake.
Komentatorë dhe analistë të ndryshëm i përcaktojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara si zgjedhjet më të ashpra në histori.
Joe Biden ishte prapa, por pas tërheqjes së tij Kamala Harris ka një shans pak më të mirë se Donald Trump për t’u zgjedhur.
Fitorja e Harris në debatin televiziv duket se i ka dhënë një shtysë të vogël të mëtejshme fushatës së demokratëve, por shtytja tashmë ka mbaruar dhe ndihma e shpresuar mund të mos vijë nga përballja tjetër, ajo mes dy kandidatëve për zv.president Walz dhe Vance.
Trump dhe Harris janë ende shumë afër për të thënë se kush do të fitojë në nëntor. Në nivel kombëtar, sipas mesatares së fundit të llogaritur nga New York Times, Harris është përpara me dy pikë përqindjeje.
Por presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk zgjidhet me shumicë votash në nivel kombëtar: ai merr shumicën e 538 “zgjedhësve të mëdhenj”, zonave zgjedhore të caktuara për secilin shtet bazuar në popullsinë rezidente.
Kush fiton 270 është fitues i zgjedhjeve. Në 7 shtetet kyçe situata është kjo: Kamala Harris kryeson në 4 nga 7 shtetet kryesore, Pensilvani, Nevada, Michigan dhe Wisconsin.