Mbretëresha Elizabeth II vazhdon të magjeps botën edhe pas vdekjes së saj në shtator të vitit 2022, dhe një lajm i papritur ka shpërthyer kuriozitetin e shumë njerëzve.
Pas më shumë se dy vitesh nga humbja e saj, ditarët personal të Mbretëreshës priten të bëhen publikë.
Megjithatë, përmbajtja e këtyre shkrimeve private nuk do të jetë e hapur për të gjithë, por do të lexohet, analizohen dhe interpretohen nga biografë të specializuar, duke ofruar një pasqyrë të thellë të jetës private të Mbretëreshës.
Sipas biografit mbretëror Robert Hardman, çdo monark ka pasur një historian të emëruar për të kronizuar jetën e paraardhësve të tij.
I fundit, rasti i Mbretit George VI, babai i Mbretëreshës Elizabeth, është dokumentuar në vitet 1950.
Tani, mbreti Charles III po përgatitet të ndjekë këtë traditë dhe të bëjë të njohura për publikun shkrimet dhe kujtimet që kanë formuar historinë e familjes mbretërore.