Kur u publikua filmi “Black Adam” i pranuar nga fansat, ylli i tij Dwayne ‘The Rock’ Johnson mendoi se ai mund të ishte figura kryesore për të rikthyer në jetë filmat me superhero të Warner Bros dhe DC Studios, por realiteti e kapi shumë shpejt. Pasi James Gunn dhe Peter Safran morën përsipër DC Studios dhe njoftuan se Henry Cavill nuk do të luante më Supermanin, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.
The Rock has unfollowed the Black Adam and Warner Bros. Discovery's Instagram accounts. pic.twitter.com/d2sdliLK4e
— Home of DCU (@homeofdcu) December 16, 2022
Pasi Johnson mori akuza për keqinterpretim të informacionit në lidhje me arkëtimet e ‘Black Adam”, ai ishte gjithashtu një producent në film por marrëdhënia mes WB dhe tij duket se ka marrë fund. Johnson ndaloi së ndjekuri Warner Bros dhe filmin e tij, “Black Adam”, në Instagram, kështu që tashmë po qarkullojnë thashethemet se ai do të jetë i pari që do të hiqet nga DCEU, edhe pse kishte plane të bënte një vazhdim të “Black Adam”.
Në një postim të Rock në Twitter thuhej se ky version është 100% i pavërtetë. Asnjëherë nuk kam ndjekur asnjë llogari në IG. Por e vërteta është se lidhja mes aktorit dhe studiove është me sa duket në rrezik. Gunn dhe Safran nuk i kanë bërë ende publike planet e tyre për të ardhmen e DC-së, por është fakt që ata do të fillojnë nga e para, kështu që ka shumë gjasa që të mos ketë më filma “Black Adam” dhe The Rock të ndalojë së luajturi atë edhe pse deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra palë.
100% not true
Never followed either account on IG.— Dwayne Johnson (@TheRock) December 17, 2022
I pari që u pushua zyrtarisht ishte Henry Cavill dhe pak ditë më parë regjisorja Patty Jenkins, përgjegjëse për dy filmat e parë të Wonder Woman, dha dorëheqjen nga xhirimi i pjesës së tretë pas një mosmarrëveshjeje me drejtuesit e Warner Bros për historinë.