Sikurse pritej, Komiteti i Garave e dënoi Robert Lewandowskin me vetëm një ndeshje për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë.
Kështu, sulmuesi polak do të mungojë në ndeshjen kundër Cádizit, më 13 prill, por do të luajë në El Cásico, të dielën, më 21 prill, në “Bernabéu”.
Të shtunën mbrëma, mënyra si e mori kartonin e verdhë Lewandowski (e pesta në total në La Liga) kundër Las Palmas, duke vonuar lojën derisa gjyqtari i tregoi kartonin, bëri që të qarkullonin thashethemet se ai e bëri me qëllim. Nëse do të vërtetohej ky pretendim, atëherë Lewandowski do të dënohej edhe një ndeshje tjetër pezullim.
Një precedent i tillë ka ndodhur në me futbollistin Guillamon në sezonin 2020-21. Mirëpo në atë rast u grumbulluan prova se Javi Gracia, trajner në atë kohë, i kishte kërkuar të vononte lojën për të marrë kartonin e pestë. Ashtu siç pritej, Lewandowski do të humbë vetëm ndeshjen e radhës, pra do të jetë në El Clasico.