Sport

Do të mungojë me Bajernin dhe Realin, Barcelona konfirmon dëmtimin e sulmuesit

Ferran Torres u dëmtua dje në ndeshjen që katalanasit fituan 0-3 përballë Alavesh.

Ditën e sotme, Barça ka dhënë më tepër informacion.

Njoftimi i Barcelonës:

“Testet e kryera sot kanë zbuluar se Ferran Torres ka një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Rikthimi në stërvitje do të vendoset nga rikuperimi i tij”, shpreh Barça.

Kështu klubi nuk bën të ditur sa do mungojë. Spekulohet se për kohën e rikhtimit të tij duhen 7 deri në 8 javë. Kështu Torres do humbë disa ndeshje kyçe si Sevija, Bajern dhe Real Madrid.