Celebrities Gossip Showbiz

Do të moderojë Game Show-n më të ri, Bora Zemani tregon detaje nga “Piramida”!

“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.

Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, mes të tjerave Bora Zemani tregoi edhe disa detaje rreth game show-t që do të nisë së shpejti në Top Channel, “Piramida”.

Më në fund erdhi momenti që unë të flas për Piramidën. Mezi po prisja që të flisja. Jam shumë e lumtur që do të nisë. Në qendër të garës do të jetë familja. Do të jenë familjet në sfidë me njëra-tjetrën, në disa raunde. Nuk është thjesht një lojë, është edhe sfidë, do të fitohen shumë para. Potenciali për çdo puntatë për tu fituar mund të arrijë deri në 30 mijë euro. Të gjitha familjet mund të bëhen pjesë, jo vetëm nëna, babi dhe fëmijët, por edhe të afërm, kushërinj. Janë shumë vërtetë. Do të jenë katër raunde që mund të ketë vlera të ndryshme që mund të fitohen. Mjafton që të kenë sa më shumë njohuri në fusha të ndryshme.