Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një debat i ashpër që degradoi deri në ofendime të rënda ndodhi mes Eglës dhe Erjolës gjatë orëve të para të mëngjesit. Egla është shprehur e bezdisur nga diskutimi mes Erjolës dhe disa banorëve të tjerë, ndërsa ishte e shtrirë për të fjetur.
Egla: Ul zërin
Erjola: Pse do e ulim, do mundohemi
Egla: Do të kërcesh gjithë natën, do të të mbaj zgupthi gjithë natën po s’e ule zërin.
Erjola: Zgupthi avash, mbaj kë je mësuar ,e mbajt,.
Egla: Ty ty
Erjola: Kujdes me fjalorin
Egla: Mos u eksito se po të fejon partia
Erjola: Unë nuk kam tregu eksitim në këtë shtëpi, kujdes mënyrën se si më drejtohesh.
Egla: Ule zërin, budallaqe.
Erjola: Të ishe gru kishe respekt. Kujdes mos eksitohesh ti.
Sara Gjordeni ishte e eleminuara e javës nga “BBV3”, vendim i amarrë nga Vëllai i Madh, për shkak të konfrontimit fizik që ajo pati me Françeskën. Ditën e sotme Sara ka qenë e ftuar te “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të treguar linjën e jetës, që nuk pati mundësi ta tregonte në “BBV3”. Ish-banorja ka treguar historinë rrënqethëse të familjes së saj, ku babai i saj ka tentuar ta vriste atë dhe nënën e saj.