Tech

Do të lexohet me një zë që tingëllon fiks si i juaji, risia e fundit nga Apple!

Së fumdi Apple ka njoftuar një koleksion të veçorive të reja të iPhone, iPad dhe Mac, duke përfshirë mundësinë që iPhone ose iPad-i juaj të përdorë aplikacionin Magnifier për të lexuar çdo tekst që shkruani. Pra nëse shkruani çdo lloj mesazhi ai do të lexohet me një zë që tingëllon fiks si i juaji. Kjo risi e iPhone do mbajë emrin “Personal Voice” ose “Zëri personal”. Kjo do të thotë se në vend të zërave të parapërgatitur si Siri, do të përdoret një version që sinkronizohet me zërin tuaj për të përcjellë çdo tekst që doni.

Një gjë e tillë nga kompania është planifikuar të zbatohet nga fundi i këtij viti. Hapi i parë lidhet me trajnimin e këtij sistemi, pra ju do të përsëritni fjalë të zgjedhura nga iPhone dhe do t’i lexoni disa herë në mënyrë që zëri juaj të përthithet nga aplikacioni. Duke qenë se synimi është që ky aplikacion të ndihmojë më së shumti njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të flasin prej sëmundjeve të caktuara, sistemi është projektuar që t’ju japë kohë dhe për leximin e frazave si: “Si jeni?”, “Faleminderit”, “Ku është banjo?” etj.

iPhone ka ofruar një sërë përditësimesh kohët e fundit, si “My Sports”, regjistrimi i ekranit përmes Siri-t, ngjyrat etj. Ndërkaq, Franca është duke kryer një hetim mbi gjigantin amerikan të teknologjisë, Apple, për veprimet e supozuara që telefonat të ngadalësohen. Ankesa fillestare ishte kryer nga Grupi i Ndalimit të Vjetrimit të Planifikuar (HOP). Sipas HOP-së, Apple kryen praktika të njohura si “njehsim”, ku numrat serialë të komponentëve identifikohen nga pajisja bazë. Kjo ia lejon softuerit të iPhone-it që t’i njohë produktet jozyrtare që i zëvendësojnë ato zyrtare.