Celebrities Film & Tv Showbiz

Do të ketë një rikthim të “Friends”?! Në 30-vjetorin e serialit, Courteney Cox kujton personazhin e saj ikonik dhe suksesin e shfaqjes!

Courteney Cox ka festuar 30-vjetorin e serialit legjendar “Friends” duke kujtuar personazhin e saj të preferuar nga fansat, Monica Geller, për të cilën ajo thotë se është ‘gjallë dhe mirë’. Aktorja 60-vjeçare, foli për ‘People’ për arritjet e suksesshme të shfaqjes dhe pranoi se ajo ende e shikon shfaqjen herë pas here.

Është thjesht çmenduri për mua, sepse më duket si koha, shkon kaq shpejt dhe nuk e kuptoj.

Kur u pyet për personazhin e saj mendjemprehtë, ajo u përgjigj:

Monica është gjallë dhe mirë, po tallesh?

“Friends” u shfaq premierë më 22 shtator 1994 dhe u transmetua për 10 sezone në NBC, duke përfunduar në 2004. Cox luajti së bashku me Jennifer Aniston, David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe të ndjerin Matthew Perry. Aktorja tha për median se megjithëse nuk e ka ndjekur “Friends” për pak kohë, por sa herë që e ndesh atë, nuk mund të mos e shikojë. Ajo vazhdoi:

Ajo shfaqje është e pabesueshme. Çdo shaka qëndron, të gjithë personazhet janë kaq të mahnitshëm dhe ne kishim skenaristët më të mirë në botë. Unë jam me fat që vazhdon në të gjitha brezat. Dhe kjo është shumë fat.

Kur e pyetën në lidhje me një rikrijim të serialit, ajo shpjegoi se ajo ‘nuk mund ta imagjinojë’ që të ndodhë duke marrë parasysh trashëgiminë e qëndrueshme që kishte seriali origjinal.