E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë autorja e programit “Për’Puthen” Olsa Muhameti. Ajo ka rrëfyer dhe ka zbuluar shumë detaje ekskluzive jo vetëm nga jeta e saj personale por edhe nga karriera.
Olsa Muhameti tregoi se si ka nisur rrugëtimi i saj në media dhe u shpreh se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, ku ndër të tjera shtoi se:
E vetmja aryse se pse ke sukses mendoj që është të punuarit, nëse nuk punon fort nuk bën dot sukses që të zgjat.
Duke qenë se ka ndërtuar një emër të saj dhe sukses në fushën që ajo shkëlqen, Olsa e konsideron fat, punë apo rastësi?
Dua të them se Top Channel është arsyeja pse unë ndoshta jam bërë dhe emër big. Mua mu dha mundësia në televizionin më të madh të shqiptarëve, mu dha mundësia në televizionin që dhe pse ka pasur goditje por kurrë nuk ra. Është edhe televizioni ai që të jep mundësinë edhe ty që të bëhesh i madh siç është ai. Nëse “Për’Puthen” do ta kisha bërë në një televizion tjetër nuk mendoj se do të kishte pasur të njëjtin sukses. Jo vetëm “Për’Puthen” por edhe programe të tjera që kam bërë. Top Channel do të ketë gjithmonë një pjesë shumë të rëndësishme në zemrën time kudo që të jem dhe kudo që të shkoj. Është arsyeja kryesore pse unë arrita të bëj ëndrrat e mia realitet, por shumë edhe puna edhe konsistenca.