Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.
Së fundmi duket se Klea dhe Elgiti kanë vendosur ta zhvendosin familjen e tyre në një shtëpi të re. Këtë na e ka treguar vetë Klea me një foto të postuar në Instastory, ku ka treguar një pjesë të shtëpisë së re, e cila momentalisht është duke u rregulluar dhe gjithashtu është shprehur se viti që vjen do t’i gjejë në shtëpinë e re.
Kanë kaluar pak kohë që prej publikimit të projektit të tij të fundit muzikor e duket se tashmë Elgiti së shpejti do të sjellë një këngë të re. Artisti di shumë mirë të sjellë baladat e dashurisë dhe të godasë në zemrën e pulikut. Me një video të postuar së fundmi Elgiti ka treguar pak nga ‘perla’ e tij e re, e cila është edhe kënga e parë e albumit të tij.