Gossip Showbiz

“Do të ishte ende gjallë nëse do ta kisha drejtuar unë makinën…”/Rrëfehet shoferi besnik i Princeshës Diana!

Shoferi i Princeshës Diana-s ka thyer heshtjen pas 30 vitesh për të rrëfyer se si jeta e tij u shkatërrua nga mashtrimet e gazetarit Martin Bashir, i cili e akuzoi padrejtësisht se ishte duke ndarë informacione për gazetarët. Në një intervistë ekskluzive për “The Mail on Sunday”, Steve Davies tregon se gënjeshtrat e Bashir ndikuan te Princesha Diana, duke e bërë atë të besonte se ai e kishte tradhtuar dhe shkatërruan karrierën e tij si një nga shoferët më të besuar të Familjes Mbretërore.

Davies u pushua nga puna në mars të vitit 1996, pas 8 vjetësh shërbimi të shkëlqyer si shofer, përfshirë katër vite si shoferi personal i Princeshës Diana. Megjithatë, ai nuk mori asnjë shpjegim për këtë largim dhe vetëm kur pa një episod të serialit “The Crown” në Netflix, mori vesh të vërtetën tronditëse.

Në një takim, në shtator të vitit 1995, Bashir i kishte thënë Dianës dhe vëllait të saj, Earl Spencer, se Davies po i jepte informacion shtypit, një pjesë e strategjisë së tij për ta bërë Dianën të ndihej e pasigurt dhe për ta bindur të jepte intervistën. Në intervistën e tij, Davies shprehu keqardhjen që gënjeshtrat e Bashir çuan Dianën drejt vdekjes, ndërsa u largua me bindjen se ai e kishte tradhtuar. Ai kujton me emocion lidhjen e tij të ngushtë me Princeshën dhe thekson se do të kishte sakrifikuar jetën për të.

Princesha Diana vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997. Davies beson se Princesha Diana do të ishte ende gjallë sot nëse ai do të kishte drejtuar makinën e saj atë natë fatale. “Unë besoj se Diana do të ishte gjallë sot nëse do ta kisha drejtuar unë makinën në Paris. Nuk do të kisha lejuar kurrë që gjërat të ndodhnin ashtu siç bënë atë natë. Gjithmonë kam marrë masa paraprake shtesë kur është fjala për sigurinë e saj. E kam çuar në situata të ndryshme dhe gjithmonë i kam kushtuar vëmendje çdo gjëje të vogël, gjithmonë kam insistuar të vendos rripin e sigurimit dhe kam kontrolluar me kujdes të gjitha kushtet para se të shkoj diku me makinë”-përfundoi ai.

Eksperti mbretëror Charles Rae ka kujtuar aksidentin në të cilin vdiq Princesha Diana dhe zbuloi detaje të panjohura më parë nga ajo natë. Rea është gjithashtu autori i librit “Diana: The People’s Princess – A Personal Tribute in Words and Pictures” dhe ai qëndroi me princeshën dhe Dodi al Fayed në një jaht në St. Tropez para vdekjes së tyre. “Atëherë as që e kuptoja se kjo ishte një natë që nuk do ta harroj kurrë për pjesën tjetër të jetës sime dhe ngjarjet e tmerrshme i kam në mendje edhe tani”-tha ai, duke shtuar se e kanë thirrur për ta informuar rreth aksidentit.

Ai mori informacione në kohë të ndryshme, fillimisht mësoi se Fayed dhe truproja Henri Paul kishin vdekur dhe në orën 03:00 pas mesnate mori informacionin se princesha kishte vdekur në një spital të Parisit. “Kjo ishte e para nga dhjetëra e dhjetëra telefonata atë natë që rezultoi në pagjumësi. Çdo telefonatë më tregonte në çdo fazë se sa keq ishte bërë”-tha ai.