Celebrities Gossip Showbiz

“Do të isha uragan, tmerr…”/Roza Lati zbulon se si do të ishte brenda BBV!

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Mes shumë të ftuarve njëra prej tyre ishte edhe Roza Lati. Moderatorja e njohur foli më shumë rrreth albumit të artistes Kejsi Tola.

Prandaj kam ardhur që të shoh se çfarë bëhet, të marr vesh më shumë informacion rreth albumit, të takoj pak Kejsin sepse kam kuptuar që ka ndryshuar edhe look se përballë nuk është se e kam takuar ka pak kohë. Mezi pres edhe “Luminous” më pëlqeu shumë edhe titulli. 

Si e ndjen tek vetja këtë titull Roza Lati?

Mua më pëlqen sepse edhe këtë po thoja më parë, unë veten e quaj njeri me dritë kështu që të gjithë njerëzit me dritë i përqafoj.

Nuk kishte si të mos mungonin edhe pyetjet rreth show-t më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP.  Roza ka qenë një nga emrat më të përfolur që në fillim, që filtej se do të bëhej pjesë e këtij spektakli. Derisa rezultoi që Roza nuk u bë kurrë pjesë e tij.

Derisa rezultoi që nuk më kishin çuar ftesë, ta fillojmë nga këtu. 

Por nëse do të ishte bërë pjesë e BBV, çfarë mendon vetë Roza se do të ishte apo do të kishte sjellë në këtë format?

Po të kisha qenë do të isha uragan, lëmshi, tmerri, fundi i kusisë, tmerri i njerëzisë. 

Pse një zgjedhje e tillë dhe me kë do ta kishte nga banorët?

Patjetër me më të fortin. Unë jam e fortë vetë.

A do të ishte Roza Lati një Olta e cila do të luftonte fort dhe nuk do të hiqte dorë?

Me gjithë respektin për Olta Gixhari si aktore shumë e mirë, si vajzë shumë e bukur dhe me shpirt të mirë sepse ajo shpirtin e mirë dhe të dashur e tregoi në momente kritike të të tjerëve. Unë nuk luaj me mashtrime ekstreme, no. Do të isha shumë troç dhe ajo do të ishte gjëja më e bukur. 

Nga banorët që janë momentalisht në lojë cili mendon se sjell diçka ndryshe dhe cili mendon Roza se do ta fitojë?

Luizi, Luizi, Luizi, ndryshe është Luizi, sensacioni është Luizi, ‘God Bless’ Luizi, ne nuk na zë gjumi nëse nuk fle Luizi.