Edhe pse Forbes e ka cilësuar Reese Witherspoon si “aktoren më të pasur në botë”, 47-vjeçarja ka bërë disa sqarime mbi pretendimet se ajo është një miliardere. Forbes e renditi atë në vendin e 59-të në listën e grave më të pasura me të ardhura të bëra vetë. Kjo vjen pasi Witherspoon shtoi pasurinë e saj pasi shiti 70% të markës së saj të modës Draper James te Consortium Brand Partners për një shifër ende të pazbuluar. Teksa shitja krijoi shumë diskutime nëse Witherspoon është tani një miliardere, ajo i mohoi këto pretendime ndërsa fliste në Konferencën INBOUND.
Unë nuk e kam bërë. Ata e kanë gabim.
Teksa Witherspoon thotë se ajo nuk është një miliardere, Forbes ka vlerën e saj neto në 440 milionë dollarë. Së bashku me të ardhurat e saj nga aktrimi pagesa relativisht të larta, 47-vjeçarja ka marrë edhe disa vendime të zgjuara biznesi. Në vitin 2016 ajo bashkëthemeloi Hello Sunshine, një kompani e cila u shit për 900 milionë dollarë në vitin 2021. Ajo ende ruan 18% të pronësisë së kompanisë.
Së fundmi aktorja e njohur mori pjesë në një mbledhje në Boston, kur u pyet se si të përmirësoni dhe kultivoni rrethin tuaj të brendshëm shoqëror. 47-vjeçarja u përgjigj se ‘seleksionimi’ i miqësive është çelësi i lumturisë sociale.
Gjyshja ime thoshte se njerëzit janë kaloriferë në kuptimin që të ngrohin ose puseta në kuptimin që të shterojnë energjinë. Qëndro me kaloriferët.