Aktorja e njohur Natalie Portman ka zbuluar se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte aktore. Portman u shfaq në premierën e serialit të saj të ardhshëm “Lady in the Lake” dhe tregoi rrugën e saj alternative të karrierës.
“Unë mendoj se do të isha si Jane Goodall, duke jetuar me kafshë në natyrë,” tha Portman për ET duke përmendur emrin e zoologes së famshme.
Portman luan në serialin “Lady in the Lake” së bashku me Moses Ingram, e cila luan Cleo Johnson, një nënë punëtore në një mision për të çuar përpara jetën e njerëzve me ngjyrë në Baltimore. Historia e jetëve të ndryshme por të ndërlidhura të dy grave është arsyeja pse Portman nënshkroi për projektin.
“Ka pasur dy role kaq të pabesueshme femrash, të dyja femrat në kërkim të lirisë së tyre në këtë botë të pabesueshme të viteve 1960 në Baltimore, të realizuara bukur nga të gjithë dizajnerët tanë” tha ajo. “Krijuesja e serialit Alma Har’el është thjesht dikush që e admiroj aq shumë. Zemra dhe talenti i saj i tejkalonin çdo pritshmëri që kisha.”