Uji me limon dhe patëllxhan është një ndër lëngjet detoksikuese më të mira që mund të përdorni gjatë pranverës dhe në vijim. Ul nivelin e kolesterolit. Kolesteroli mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin kardiovaskular. Mënyra më e mirë për të frenuar prodhimin e tij në organizëm është duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik.
Patëllxhani dhe limoni përmbajnë acid askorbik, njohur ndryshe si vitamina organike C që ul nivelin e lipideve në gjak dhe mbron venat dhe arteriet nga oksidimi. Merrni dy patëllxhanë dhe ndajini në feta dhe më pas në kubikë. Futini në një enë qelqi me akull dhe lërini të pushojnë për pak. Më pas shtrydhni një kokërr limon. Fshini patëllxhanët me letër kuzhine dhe bashkojini me lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë të vakët. Pijeni këtë lëng 20 minuta para se të hani mëngjes.
Ju ndihmon gjithashtu të bini në peshë. Uji me limon dhe patëllxhanë jo vetëm që ju ndihmon të humbni peshë, po ushqen trupin tuaj me shumë ushqyes si minerale, fibra dhe vitamina të rëndësishme për trupin. Patëllxhani ka sasi të larta të vitaminës E, antikosidantë ku më e rëndësishme është antocianina, potasium, magnez dhe hekur. Uji me patëllxhan dhe limon pastron dhe përmirëson funksionin e mëlçisë, mbron zemrën, kontrollon urinë dhe djeg kaloritë.
Merrni 5 patëllxhanë mesatarë, pritini në formë rrethi dhe vendosini në një kanë me ujë dhe pak kripë. Lani dy limonë dhe pritini po ashtu në formë rrethore dhe shtojini tek kana ku gjenden patëllxhanët. Lërini për dy orë dhe më pas kalojini në mikser. Filtroni ujin dhe futini të gjithë përbërësit në një shishe qelqi. Shishja duhet ruajtur për 1 javë dhe më pas pini nga një filxhan kafeje në ditë esëll dhe pak para fjetjes. Do të habiteni nga rezultatet e përftuara.