Përpos aktrimit dhe drejtimit të “Më lër të flas” vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Por padyshim që dhe jeta e tyre private tërheq një vëmendje shumë të madhe.
Vetëm pak ditë më parë Romeo ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Diona Fonën, e cila titullohet “Amante”. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instastory një video nga prapaskenat e xhirrimit të videoklipit dhe na ka treguar diçka shumë ‘funny’, ku mesa duket kameramani ka qenë vetë Donaldi dhe në video shfaqet me një kamer në dorë duke xhirruar, ku dhe shkruan:
Një ditë normale pune
Së fundmi Donaldi ka postuar në Instagram disa foto profesionale të tij ama ajo çfarë mori më shumë vëmendje ishte shkrimi në të. Donaldi është shprehur se është imazhi i markës së njohur, ‘Louis Vuitton’ e në fillim të gjithë u ngatërruan dhe e besuan këtë, por pasi e kanë lexuar deri në fund shkrimin në foto e kanë kuptuar se kjo nuk është e vërtetë e këtëe ka mohuar edhe vetë Donaldi në paragrafin e fundit.