5 deri në 10 kilogramë humb nëse përdor ilaçin për diabetin i quajtur “Wegovy”. Të paktën këtë pretendojnë VIP-at ndërkombëtarë si Elon Musk i cili është personazhi më i fundit i famshëm që pranon përdorimin e Wegovy, një injeksion që përdoret për kontrollin kronik të peshës te të rriturit me obezitet dhe diabet të tipit 2.
Kur u pyet nga një fans në Twitter: “Cili është sekreti yt?”, Musk u përgjigj: “Agjërim” dhe “Wegovy”. Miliarderi është i fundit që pranon se ka përdorur Wegovy, një dozë e lartë e semaglutidit të ilaçit popullor të diabetit, i cili është bërë i njohur në TikTok me të famshëm që reklamojnë përfitimet e tij të shumta.
Gjithashtu edhe për yllin televiziv Kim Kardashian, është spekuluar se përdor këtë ilaç për humbje peshe. Të paktën këtë ka vënë në dukje një përdorues i TikTok-ut kur diskutoi humbjen drastike të peshës së saj. “Si e humbi peshën Kim kaq shpejt? A është edhe ajo duke përdoror Wegovy?”-tha ai.
Ekziston edhe ilaçi Ozempic që përbëhet nga përbërësi semaglutide, i cili është i destinuar për njerëzit me diabet të tipit 2 dhe përdoret për menaxhimin afatgjatë të peshës. Megjithatë, përdoret nga gjithnjë e më shumë njerëz që duan të humbin shpejt 5 deri në 10 kilogramë. Pacientët që përdorin këtë ilaç kanë treguar se ulin peshën e tyre trupore me 15%.
Rikujtojmë, se Kardashian është në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj por tashmë bukuroshja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt. Kim i është referuar miliarderit të teknologjisë Elon Musk. Biznesmenia dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i “Tesla”.