I përket grupit të madh të rrjeteve sociale të cilat përdoren më shumë në të gjithë botën, sidomos nga të rinjtë dhe bëhet fjalë për Snapchat. Risitë në lidhje me këtë program sa vijnë e shtohen. Snapchat po e bën më të lehtë ndarjen e videove të YouTube brenda ‘snap-it’ ose story-it tuaj, duke lejuar të anashkaloni procesin e kopjimit dhe bashkëngjitjes së video-s nëpërmjet Android Police. Ky opsion i ri është i disponueshëm si në Android ashtu edhe në iOS.
Tani e vetmja procedurë që ju duhet të bëni është të kërkoni videon në YouTube që dëshironi ta ndani, shtypni butonin “share” dhe më pas zgjidhni aplikacionin Snapchat pas këtij veprimi aplikacioni do të hapet dhe videoja do të shfaqet automatikisht në kamerën tuaj si sticker i veçantë, duke shfaqur kështu emrin dhe krijuesin e videos. Pasi ta bëni fotografinë ose videon tuaj në Snapchat, mund të luani me madhësinë e sticker-it të videos, ta rrotulloni atë dhe ta vendosni kudo që dëshironi ju në ekran. Kushdo që shikon foton ose story-in tuaj mund të klikojë në linkun dhe ta shikojë videon brenda aplikacionit YouTube ose në shfletuesin e tyre të internetit.
Rikujtojmë se Snapchati shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebookut ranë për 6 orë me radhë vitin e kaluar. Facebook fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacionet e veta si Messenger, Instagram dhe WhatsApp dhe lanë 2.7 miliardë përdorues në ditë pa asnjë lloj aktiviteti.
Gjatë kësaj kohe, Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu. Ndërprerja e shërbimit goditi bizneset e vogla dhe i dha shansin rivalëve, kritikëve madje edhe ligjvënësve në vende të ndryshme të botës të hedhin dyshime mbi fuqinë që Facebook ka, një monopol që duhet rrëzuar.