Siç është bërë e ditur së fundmi këngëtarja e njohur Miley Cyrus është paditur për shkelje të të drejtave autoriale për hitin e saj të vitit 2023, “Flowers”. 31-vjeçarja dyshohet të ketë kopjuar hitin e Bruno Mars, “When I was Your Man” që doli në vitin 2013 dhe gjithashtu kryesoi top listat. Mesa duket Miley Cyrus nuk është shumë e shqetësuar për padinë nga akuzat për shkelje të të drejtave të autorit për këngën e saj “Flowers”, por është më e fokusuar te ish-bashkëshorti i saj Liam Hemsworth.
Dyshja u takuan gjatë viteve 2009-2016, përpara se gjërat të bëheshin vërtet serioze ku në vitin 2016 në muajin tetor ata u fejuan dhe në dhjetor të vitit 2018 u martuan. Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati shumë pasi divorci u finalizua në vitin 2020 pas kërkesës së Hemsworth ku përmendi “dallimet e papajtueshme” midis çiftit si arsye kryesore. Por tani ndarja mund të kthehet sërish në qendër të vëmendjes edhe një herë pasi Cyrus do të duhet të mbrojë veten e saj pas padisë për shkelje të të drejtave të autorit me arsyetimin se këngën e saj e ka shkruar për Liam.
Një burim ka bërë me dije për DailyMail se:
Miley nuk është shumë e shqetësuar me vetë padinë. Por të gjithë ata që e njohin Miley-n e dinë se kjo këngë është shkruar si një mënyrë përgjigje për Liam. Ajo e shkroi tekstin si një reagim ndaj këngës së Bruno Mars duke qenë se ajo ishte kënga e Liam që i dedikohej asaj. Miley fillimisht e shkroi atë si një baladë dashurie. Në këtë pikë ajo thjesht po sheh se si do të shkojnë gjërat.