Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Emisioni Fiks Fare mbrëmjen e 4 qershorit u hap ndryshe nga zakonisht. Dyshes së prezantueseve Devi dhe Dorit iu shtua fituesja e BBV3 Egla Ceno. Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.
Në lidhje me jetën e saj profesionale pas kësaj eksperience unike , Egla tha se fillimisht do bëjë disa pushime me të ëmën dhe më pas me fillimi e sezonit të ri do merret me disa projekte. Ajo që dëshiron më shumë ta bëjë në një kohë të shkurtër është një këngë siç e quan ajo ‘diss’, pasi ka dëgjuar se këtë Big Brother e kanë fituar shumë persona njëkohësisht.
Një diss do e bëja me kënaqësi , do e këpusja në mes për historinë e fitores së BBV3
Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Është aluduar se Juli dhe Egla Ceno do të realizojnë një film me titullin “Brekët” si kryefjala e këtij edicioni të “BBV” e për këtë Juli ka treguar.