Big Brother Radio Celebrities Film & Tv

“Do të bëhej hataja…”/Nikollë Lesi do të jetë banor i shtëpisë së Big Brother?!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Nikollë Lesi. Drejtuesi i medias së shkruar Koha Jonë zbuloi në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si ai e ka analizuar BBV dhe se a mundet që një lider si në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të jetë edhe lider në politikë.

Është politika një Big Brother sipas tij?

Big Brother është një show i madh që zhvillohet në shumë shtete të Europës. Në Shqipëri, dua të mbetem pak tek Luizi sepse kam qenë vetë dëshmitar në lokale dhe kafene që kur vinte ora e ‘Prime’-t ishin të gjithë Luizi-Olta. Nëse do ta lidhja me politikën Parlamenti i sotëm ose i viteve të fundit është një Big Brother i keq. Një shumicë dërrmuese them sepse ka edhe deputetë shumë të mirë, korrekt, pofesionistë. Por në vitet e fundit Parlamenti ka degraduar në disa element, pa identitet, pa karizëm. 

Me tej Nikollë Lesi u shpreh se banorët e BBV3 kanë veshur një parzmore duke qenë se edhe kanë parë edicionet e mëparshme. Në momentin që Elona e pyeti nëse do t’i vinte ftesa për t’u bërë banor i shtëpisë së BBV, Nikollë Lesi u përgjigj se do të bëhet hataja e madhe.

Po të kisha ofertë dhe po të vendosja në Big Brother do të bëhej hataja merre si të duash.