Sport

“Do synojmë vendin e dytë…”/ Shënoi golin e parë në ndeshjen me Kroacinë, ja si shprehet Qazim Laçi!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Qazim Laçi, një nga lojtarët më të mirë në fushë ditën e sotme për Kombëtaren shqiptare, i cili arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes në barazimin kundër Kroacisë, pas mbarimit të ndeshjes, dha një intervistë ku u shpreh i bindur për kualifikimin:

Kështu siç shkoi ndeshja me golin në fund, edhe performanca jonë sot e meritonte të paktën një pikë. Kemi bërë mirë, luftuam shumë për një pikë e meritojmë 100%. Patjetër jam shumë i lumtur për golin por më shumë ka rëndësi pika se na jep konfidencë për ndeshjen me Spanjën. Të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën. Pse jo, të tentojmë vendin e dytë dhe të tretë edhe pse do të jetë e vështirë.