Lajmet e fundit

“Do punoj çdo ditë për këtë tokë të ngjyer me gjak…”/ VIP-at që uron për 111-vjetorin e Pavarësisë!

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, rrjetet sociale janë ‘veshur’ kuqezi nga postimet e ndryshme të shqiptarëve që ndodhen kudo në gjithë botën. Urimeve të shumta u janë bashkuar edhe personazhet e njohur të ekranit, të cilët në profilet e tyre në “Instagram” kanë postuar foto dhe video të ndryshme për 28 Nëntorin.

Gazetari i njohur, Marin Mema, ka postuar një foto të tij me flamurin shqiptar në duar dhe bashkëngjitur me të shkruan:

Do të punoj çdo ditë për këtë tokë të mbushur me halle, probleme, pamundësi, vështirësi… për këtë tokë të ngjyer me gjak heronjsh, burrash të mëdhenj, për këtë tokë të pushtuar e stërpushtuar, të masakruar e vrarë, por që diti të mbijetojë… për këtë tokë që për mua është e shenjtë! Të dua Shqipëria ime!

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha bashkëngjitur me foton e saj shkruan:

Dua më shumë Shqipërinë! GËzuar!

Ndërkohë në “Instastory”, Ermal Mamaqi ka shkruar:

Jam shqiptar e kosovar, zot e krenar, zot e bujar, mbi këtë dhe q’e kam si fe, e përmbi fe, E kam vatan! E kam atdhe! Mitrush Kuteli