Prej disa kohësh po përflitet shumë ndarja e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Në fillim kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Ama Besi ka qenë ai i cili në një rrëfim të fundit tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën. Ndërkaq, rikujtojmë se Besi dhe Xhensila kanë së bashkë dy fëmijë; Ajkën dhe Amen.
Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor dy ditë më parë, me titull “Intrigante”, ku ndjekësit mendojnë se këtë këngë ia ka kushtuar Xhensilës. Ajo çfarë merr më shumë vëmendjen është një pjesë e tekstit:
Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital.
Kujtojmë se gjithmonë Besi në intervistat e tij ka treguar se në fillimet e njohjes me Xhensilës, nëna e saj ka qenë në një gjendje të keqe shëndetësore dhe ai e ka ndihmuar të kurohej dhe madje ka dhuruar edhe gjak për të.
Besi: Mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra…