Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Duket se banorët e “Big Brother VIP3” kanë vendosur që ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, t’i shijojnë në maksimum. Banorët kanë kërcyer dhe ngritur dolli me njëri-tjetrin, por gjithashtu nuk kanë munguar as batutat. Në një moment Romeo pyet Julin se ‘sa gango është’. Aktori i përgjigjet ‘katastrofë, zero’.
Romeo: Do më tregosh sa gango je tani
Juli: 200
Romeo: Je 200?
Juli: Jo, por nuk ka më
Romeo: Prandaj të thashë të më tregosh sa gango je
Juli: Katastrofë, zero
Romeo: Do bëjmë ndonjë gjë?
Juli: Jo, jo
Heidi dhe Meriton kanë patur mbrëmë një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë Meritonit se ‘e ka mërzitur shumë’ duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Juli shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.