Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Romeo Veshaj e ka quajtur Egla Cenon tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri gjatë spektaklit të BBV të martën mbrëma. Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri për të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.
Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë.
Romeo: Kjo është pjesa më e turpshme që ke ti.
Egla: Të turpshme e përkthen ti
Romeo: Ti më përdor. Unë të kam puthur duart në momentin që unë kam qenë keq dhe më bën mua ta hedh poshtë atë veprim
Egla: Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim
Romeo: Nuk e vlerëson se je duke ma përdorur
Mbasditen e sotme ka apsur shumë debate mes banorëve, e vetëm pak më parë teksa disa prej tyre ishin në oborr, Juli ka debatuar me Romeon. Debat në të cilin ka ndërhyrë Graciano, i cili është shprehur se Romeo do ishte më i nderuar nëse do lidhej me Erjolën sesa me Heidin, pasi mendon se lidhja e tyre është fake.