Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh se Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Ditën e djeshme Einxhel lajmëroi se tashmë vogëlushi i saj ka ardhur në jetë disa ditë më parë e Fjoralba nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë Trevit të vogël.
Një dashuri kaq të madhe në trup aq të vockël! Trev do më kesh gjithmonë krah në çdo sfidë që jeta do të të vërë përpara!
Fjoralba shpeh poston foto nga përditshmëria e saj në punë dhe ‘look-un’ e saj të çdo jave në Portokalli, por asnjëherë më parë nuk na ka treguar një gjendje jo të mirë të saj. Kështu ka ndodhur së fundmi, teksa moderatorja ka postuar një foto të saj gjatë provave të shfaqjes dhe nuk ishte ajo çfarë prisnim. Fjoralba shfaqet me flokë të çrregullta, shumë e lodhur dhe jo energjike dhe në një gjendje të demoralizuar.