Aktualitet

Do kërkonte azil me pretendimin se ishte viktimë e prostitucionit/ Arrestohet në Rinas e reja që tentoi të kalonte në Angli me dokumente false!

Një 24-vjeçare është kapur në Aeroportin e Rinasit në tentavitë për të kaluar drejt Britanisë së madhe me dokumente të falsifikuara.

E reja me iniciale M.M., tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar, me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Gjithashtu, nisi hetimi për A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren në Rinas.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjatë kontrollit të detajuar, në cantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat ajo do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.