Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Banori i ri Shkëlqimi ka ndenjur disa momente vetëm në shtëpi, gjë e cila është vënë re nga Meritoni, i cili i është afruar. Mes të tjerash Meritoni i ka shprejhur mbështetjen e tij dhe se duhet t’i qëndrojnë afër njëri-tjetrit deri sa të jenë në shtëpi, pasi e konsideron shok ashtu si edhe Françeksa.
Meriton: Do rrish afër meje unë afër teje derisa të jemi në këtë shtëipi se të kemi shok edhe Françeska ashtu edhe unë dhe mos të të shikoj duke ndenjur vetëm…
View this post on Instagram
Ilnisa është eleminuar nga shtëpia disa javë më parë, duke lënë brenda të dashurin e saj Meritonin. Vetëm pak më parë Ilnisa i ka habitur të gjithë teksa duke udhëtuar me makinë tregon se po largohet nga Saranda, ku ndodhej prej disa ditësh për në Tiranë dhe se prime i sotëm do të jetë ‘nam’. Gjithashtu ka shkruar:
Ajo po vjen…
Nuk dihet nëse Ilnisa do të rikthehet në shtëpi si banore apo për të surprizuar Meritonin.