Celebrities Gossip Showbiz

“Do i marr numrin pastaj”, këngëtari puth live në emision balerinën!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Mbrëmja e së mërkurës ka nisur plot emocione në “Top Arena”, në Top Channel. Dy nga të ftuarit ishin balerina Frenki Ziaj dhe këngëtari Rei Bezhani, të cilët vendosën që të tregonin se janë në një lidhje dashurie. Pasi Edi Manushi dhe Alesia Bami bënë prezantimin e balerinës, Rei i cili ndodhej në piano shprehet: “Do i marr numrin pastaj”. Më pas Manushi i kërkon këngëtarit që të këndojë diçka për Frenkin. Kjo e fundit u ngrit dhe shkoi pranë tij dhe Rei këndoi “Zemra e një gruaje”. Pas përformancës, këngëtari çohet dhe puth live balerinën e njohur, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.

Mbrëmja e djeshme ka nisur me të qeshura në studio. Madje në një moment u aludua se Meri Shehu do të fejohet. Gjithçka nisi kur Edi Manushi i komentoi veshjen duke i thënë “Meri të shoh me shumë dekolte sonte” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP3” i kthehet: