Celebrities Gossip Showbiz

Do futet në “BBV4”? Ja çfarë zbulon ish-banorja e edicionit të dytë!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Nita Latifi u përfol shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. E ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena ish-banorja e “BBV2” tregoi detaje nga jeta e saj personale dhe jo vetëm. E pyetur nëse do të  jetë edhe një herë pjesë e “BBV” në edicionin e ri, ajo u shpreh:

Alesia Bami: A është e vërtetë që do kthehesh vitin tjetër në BBV si banore?

Nita: Nuk kam marrë ftesë, por nëse marr ndoshta do e kisha parasysh. Ajo shtëpi nuk është e lehtë të qëndrosh brenda, por të shijon shumë. Të shijon jashtëzakonisht shumë, kështu që…