Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

“Do futen disa Luizë e disa Efi!” Bjordi Mezini parashikon ‘Big Brother VIP 3’ për TAR!

I ftuar këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte Bjordi Mezini i cili ka treguar shumëçka nisur nga jeta private, eksperienca e tij në ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu i është përgjigjur disa prej pyetjeve më ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit.

A ka ndryshuar eksperienca e ‘Big Brother’ diçka në jetën e Bjordit?

Ka ndryshuar. Çdo ‘Big Brother’ të ndryshon edhe për mirë edhe për keq. Gjërat që më ka ndryshuar është të më bindë që të mos futem më (qesh), gjë që nuk e bëri ‘Big-u’ i parë. Duhet ta provosh që ta kuptosh se çfarë do të thotë ajo përvojë.

Cili është ndryshimi midis ‘Big Brother VIP’ dhe ‘Big Brother’ sipas tij duke qenë se ish- banori i ka provuar të dy formatet si eksperiencë.

Ka dy ndryshime, një është ne përceptimin e publikut. Sot publiku ushqehet me këtë format ndryshe, jo vetëm para ekranit por më shumë nga rrjetet sociale. E përjetojnë ndryshe. Te ne, ne kishim të shtunën që flisnin për ne, por gjatë javës njerëzit ishin më të qetë. Kurse te banorët ndryshimi ishte prapë ky, mjeti. Kur ne u futëm, i vetmi mjet që ne kishim në dispozicion për të treguar veten tonë ishte formati. Topi na dha një dritare për të shprehur veten tone, kurse sot çdo personazh që u fut aty brenda e ka publikun e vet.

Mendon Bjordi se ‘BBV 3’ do të jetë më i suksesshëm se ky edicion?

Jo, nuk besoj. Është shumë e vështirë. ‘Big Brother 2’, ku kam qenë unë pjesë ka qenë edicioni më i mirë i gjithë ‘Big Brother-ave’. Ky i ka tejkaluar ato përmasa dhe ka qenë një fenomen pak i veçantë. Do ketë një ‘BBV’ tjetër, do jetë i bukur po kam përshtypjen se impakti e qasja e publikut do jetë pak më ndryshe. Edhe banorët që do futen do jenë pak më ndryshe, do futen me një tendencë tjetër. Parashikoj disa Luizë, disa Efi dhe asnjë Bjordi (qesh).

Ku e sheh Bjordi të ardhmen e tij, në Shqipëri apo jashtë vendit?

E ardhmja ime është arti im, shpresoj. Do jem aty ku më çon zanati im.

A është aventurier me vajzat Bjordit? Madje, aktori na pranoi se ka provuar dhe eksperiencën treshe në marrëdhënie seksuale.

Isha se jam plakur (qesh). 

Cila prej vajzave të showbiz-it shqiptar është më seksi sipas tij?

Ka shumë. Valbona Selimllari.