Celebrities Gossip Showbiz

Do e shohim dhëndër dhe Argjirën me fustan të bardhë, kur po planifikojnë të martohen Graciano me blogeren?

Prej kohësh kishte thashetheme se Argjira Spanca dhe Graciano Tagani ishin në një lidhje, derisa dyshja e pranuan publikisht këtë gjë pak kohë më parë. Duket se Argjira dhe Graciano janë shumë të dashuruar, pasi këtë e kanë shfaqur shpeshherë në emisionin “E Diell” dhe rrjete sociale.

Tanimë, jo vetëm që është bërë publike dhe dyshja janë bashkë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private, lind dhe pyetja nëse do të kemi së shpejti mes tyre një martesë në horizont. Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin ‘Ëndërrtjerrësit’, çifti na e dha një përgjigje mjaft pozitive.

Ishte Argjira ajo që u shpreh se po planifikojnë të lëvizin në shtëpinë e re, por për sa i përket martesës është Graciano ai që duhet ta bëjë propozimin. Ndërsa ky i fundit tregoi se është një njeri surprizash, megjithatë nuk ngurroi të na thonte se do e shohim dhëndër dhe Argjirën me fustan të bardhë ose këtë verë ose verën e ardhshme.

Të ftuar para disa muajsh në ‘Pardon My French’, dyshja rrëfeu detaje nga bashkëjetesa e tyre, ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa gjitashtu na zbuluan prej sa kohësh e kanë marrë këtë vendim. Graciano tregon se si ai po e përjeton dhe çfarë gjërash kanë ndryshuar në jetën e tij pas marrjes së këtij vendimi.

Ndër të tjera, çifti shumë i dashur na kanë zbuluar se cili ishte më xheloz në atë lidhje.