Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.
Ditën e sotme Luizi duket se është zgjuar me një kërkesë për partneren e tij. Ai i ka kërkuar Kiarës që të bëjnë edhe një djalë dhe ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqen duke bërë këtë bisedë dhe duke qeshur.
Luizi: A do e bëjmë edhe një djalë?
Kiara: A t’a bëjmë një herë këtë që kemi nisur?
Luizi: Unë kam kry punë, e kam bërë, ty të ka ngel
Kiara: Ta bëj unë, pastaj bëjmë tjetrin
Luizi: Kam qejf të këndoj atë këngën ‘të ka baba çun lele’. Se tani jam duke kënduar ‘kush ka vajza botën ka’. Do ma japësh një çun?
Kiara: Aman mo se vdiqe për një çun, vdiqe
Tashmë pas zbulimit të lajmit të shtatzanisë së saj është vënë re ndryshimi në fotot e Kiarës, e cila nuk mundohet ta heqë vëmendjen nga kjo pjesë, por përkundrazi ekspozon barkun e saj të rrumbullakosur me veshje të ngushta dhe jo më të gjera për të mos u dukur. Së fundmi Kiara ka postuar disa foto në Instagram me fustanin rozë që kishte zgjedhur të vishte ditën e djeshme në “DWTS Fan Club”.