Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.
Në vetëm pak ditë banorët kanë krijuar miqësitë dhe rivalitetet e tyre. Ditën e sotme, pasi kanë pirë kafen Ronaldo i ka lexuar filxhanin Teas dhe i thotë se e shikon me rrezik qëndrimin e saj në shtëpi dhe se është gati për tu larguar nga shtëpia dhe disa detaje të tjera që ajo i ka pranuar dhe vetë.
Ronaldo: Tea nuk e di pse e shikoj me shumë rrezik këtë qëndimin tënd brenda shtëpisë, shiko si je, je këtu në mes gati për të dal herë pas here, sikur nuk je aktivizuar, nuk e di je shumë në rrezik, nuk e di do dalash herët apo jo, je gati për të ik… po ke dy njerëz që luten për ty…
Tea: Ata luten gjithmonë për mua… janë gjyshërit e mi, janë besimtar dhe i kam shumë xhan…
Ka vetë disa ditë që kur banorët janë bërë pjesë e shtëpisë e tashmë miqësitë, rivalitetet dhe flirtet kanë filluar të shfaqen. Mes banorëve në shtëpi flitet për një flirt mes Luizit dhe Kiarës, por që të dy nuk e pranojnë sidomos Kiara. Kjo është diskutuar edhe mes Teas dhe Luizit vetëm pak më parë, ku Tea është e mendimit se Kiara e pëlqen Luizin, por nuk do që të krijoj asnjë afrimitet ose lidhej në publik.