Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Banori i ri Shkëlqimi ka ndenjur disa momente vetëm në shtëpi, gjë e cila është vënë re nga Meritoni, i cili i është afruar dhe i ka treguar mbështetjen e tij deri në momentin që do jenë në shtëpi. E ditën e sotme përsëri Meritoni është shprehur se do ta mbështesë banorin nëse shkon në nominim.
Meritoni: Uroj që ty nuk do të të fusin në nominim dhe po e besoj se nuk e bëjnë se po e bën do çmenden do e rrotulloj shtëpinë se nuk po bën asgjë për nominim po sillesh shumë mirë
View this post on Instagram
Prime-n e djeshëm si lidere e re e shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë iëtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo. Ama banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Pas darkës Romeo dhe Egla kanë debatuar shumë ashpër me njëri-tjetrin, kjo pasi Romeo është shumë i prekur nga situata ndryshe nga Egla që e di të vërtetën dhe ka ndenjur shumë e qetë. I nevrikosur Romeo i ka shprehur shumë fjalë banores, pasi nuk e mendonte se ajo do të godiste ata të dy.