Sport

Djokovic mposht Alcaraz/ Fiton për herë të parë medaljen e artë në Lojërat Olimpike!

Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz u përballen në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, në atë që rezultoi një përballje e vërtetë titanësh.

Djokovic mposhti me rezultatin 2-0 tenistin spanjoll, duke fituar kështu për herë të parë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike.

Ndeshja finale rezultoi shumë e luftuar dhe përfundoi me nokaut, me setet që u mbyllën 7-6 dhe 7-6, ndërsa si afat kohor i gjithë takimi zgjati 2 orë e 52 minuta.