Sport

Djokovic, i pafuqishëm ndaj Alcaraz, spanjolli triumfon për herë të dytë radhazi në Wimbledon

Vjen titulli i dytë radhazi në Wimbledon për Carlos Alcaraz, i cili bëhet tenisti më i ri në histori që fiton “dopietën” Paris-Londër.

Rafael Nadal e ka arritur në moshën 22 vjeçare, ndërsa Alcaraz 21 vjeç e 5 muaj.

Spanjolli mposhti pastër 3-0 me sete (6-2, 6-2, 7-6) Novak Djokovicin, i cili pësoi disfatën e tretë në Wimbledon në 10 finale të luajtura (ka fituar 7).

Me këtë triumf, tenisti iberik e çon në katër numrin e titujve Grand Slam dhe vështirë se do të ndalet në të ardhmen e afërt.

https://twitter.com/Wimbledon/status/1812512574044299389?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1812512574044299389%7Ctwgr%5E529d08d4d420ac89e5808d8b6fc7e963aa53aea5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.supersport.al%2Fdjokovic-i-pafuqishem-ndaj-alcaraz-spanjolli-triumfon-per-here-te-dyte-radhazi-ne-wimbledon%2F