Bota

Djegia e Kuranit prek zgjerimin e NATO-s, Erdogan kundër Suedisë!

Në 11 dhe 12 Korrik në Samtin e Lituanisë do të diskutohet për anëtarësimin në NATO dhe Rusisë dhe Finlandës. Por Presidenti turk ka paralajmëruar se vota e Turqisë do të jetë kundër Suedisë.

Turqia mund të votojë kundër anëtarësisë së Suedisë në Aleancën e Atlantikut Verior. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaron se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Sipas tij, Stokholmi duhet të punojë më shumë në “detyrat e shtëpisë” që ka.

Deklarata e Edrogan u gjatë mbledhjes së qeverisë turke dhe qëndrimi i presidentit tuk lidhet me debatin për djegien e Kuranit në Suedi.

Sipas Edogan, qëndrimi Turqia nuk mund të mbështesë shtete që u lënë hapësira organizatave terroristëve. Prej vitesh mes dy shteteve ka mosmarrëveshje lidhur me strehimin në Suedi të përfaqësuesve të komuniteti kurd. Sipas Ankarasë, element të këtij komuniteti janë përgjegjës për sulme terroriste në Turqi.

Gjithashtu, qeveria turke kritikon qëndrimin e Suedisë lidhur me djegien e Kuranit si të papranueshëm. Sipas zyrtarëve turq, Suedia është treguar shumë e butë ndaj demonstratave anti-islamike dhe ka nxitur urrejtje ndaj besimtarëve myslimanë.

Në datat 11 dhe 12 Korrik vendet e NATO  do të takohen në Lituani. Ky samit cilësohet si më të rëndëisshmit e viteve të fundit, për shkak të mesazheve që do të japë për luftën në Ukrainë dhe sjelljen ndaj Rusisë.

Për t’u anëtarësuar një vend në NATO duhet të miratohet kërkesa unanimisht nga të gjitha anëtaret ekzistuese të aleancës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën e Suedisë.

Për hyrjen e një vendi në NATO duhet që të gjithë shtetet anëtare të jenë pro. Refuzimi i Turqisë mund të sjellë dhe bllokimin e Suedisë.