Celebrities Gossip Showbiz

“Djalin e kam patur shumë sëmurë…”, rrëfimi prekës i Endriku!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur, Endrik Beba ka rrëfyer disa detaje në jeta e tij personale në prani të Gracianos. Endriku, i cili është babai i një djali nga një marrëdhënie e mëparëshme, ka rrëfyer momentin e vështirë në jetën e tij, pasi djali ka qënë shumë sëmurë.

E kam patur shumë sëmurë, e kam mjekuar në Greqi. Nja një vit para se të dilte Covid. Ai ka qenë shumë shumë alergjik dhe nëse vraponte, e kapta astma. I provuam këtu të gjitha spitalet, të gjitha mundësitë dhe nuk po i jepnim dot zgjidhje. E çuam në Greqi dhe aty e gjetën se çfarë kishte. U bë mirë për 3-4 ditë pas atij mjekimi por që të shërohej, që të mos kishte probleme pas shumë vitesh, duhet të bënte një mjekim që zgjaste 7-8 muaj. Mua më duhej të kthehesha në Shqipëri sepse më duhet të punoja pasi kisha një familje të madhe për të mbajtur. Nuk ikja dot andej sepse duhet të punoja. Pastaj ndodhi Covid dhe nuk mund të udhëtonte. Kam ndenjur tre vite pa e parë…

 

Pas disa përplasjeve që kanë patur me njëri-tjetrin së fundmi, Meri  dhe Juli mëngjesin e sotëm kanë kaluar disa momente të qeta. Madje astrologia i ka parashikuar aktorit shenjën e tij të horoskopit, duke e këshilluar atë në lidhje me lojën që po bën në “Big Brother VIP 3”.