Duket se Barron është “truri” pas strategjisë së suksesshme të Donald Trump në mediat sociale, dhe këtë pak njerëz e kanë pritur. Këshilltari i lartë në fushatën e Trump, Jason Miller, ka zbuluar se Barron, djali i tij më i vogël, është figura kyçe pas strategjive që kanë shkaktuar jehonë online për ish-presidentin amerikan.
Çdo sugjerim i bërë nga Barron është kthyer në një sukses absolut, që ka rritur vlerësimin dhe ndjekësit e Trumpit në internet. Në një episod të fundit në podcast-in e Joe Rogan, Trump pranoi se nuk kishte dëgjuar më parë për disa figura të njohura të internetit, si Adin Ross, por falë këshillave të të birit 18-vjeçar, ai arriti rezultate të jashtëzakonshme në shikueshmëri.
Ky episod me Rogan, për shembull, ka mbledhur mbi 33 milionë shikime në vetëm dy ditë në YouTube, pa përfshirë shikimet në Spotify dhe Apple Podcast. Në një nga fjalimet e tij të fundit, Trump para mbështetësve të tij e vlerësoi Barronin si “mbretin e mediave sociale”.
Rikujtojmë se, reperi i njohur 50 Cent ka thënë se ka refuzuar 3 milionë dollarë për të performuar në një tubim të Donald Trump në New York, fundjavën e kaluar. Ai gjithashtu tha se refuzoi një ofertë për t’u paraqitur në Konventën Kombëtare Republikane të këtij viti. Reperi deklaroi se kishte “frikë nga politika” dhe për këtë arsye refuzoi ofertën.
Fitorja e Trump ose Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ndikon në qëndrimin e SHBA-së për zhvillimin dhe rregullimin e AI. Me një javë që ka mbetur derisa ish-presidenti republikan Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate Kamala Harris të përballen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së dhe me sondazhet që tregojnë se rezultati është i ngushtë, drejtimi i ardhshëm i SHBA-së në AI mbetet i paqartë, pasi të dy kandidatët dallojnë në qasjet ndaj rregullimit dhe trajtimit të teknologjisë. Ndryshe nga BE-ja ku Akti i AI u miratua në fillim të këtij viti, SHBA-së i mungojnë këto rregulla në mbarë vendin.