Bota

Djali i Silvio Berlusconit kujton babain e tij të ndjerë me këto fjalë emocionuese…

Në vit pas vdekjes së Silvio Berlusconit, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Mediaset u mblodhën në Cologno Monzese së bashku me djalin e të ndjerit Pier Silvio për ta kujtuar atë. Pier u shpreh se:

Babai im ishte një njeri i jashtëzakonshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës. Me mendimet dhe veprimet e tij ai na mësoi vlera shumë të çmuara. Vlerat që sot janë shembull. Janë shembull jo vetëm për ata që e donin, por edhe për ata që nuk e donin, madje e kundërshtuan.  Mirësjellja, humanizmi, lufta e tij dhe bujaria e tij sot njihen nga të gjithë dhe vlerësohen nga të gjithë dhe mendoj se kjo është një meritë e madhe dhe ndoshta trashëgimia e tij më e madhe. Kam pasur fatin të kujtoj babain tim në disa raste. Citova fjalët më të dashura për të: liri, respekt dhe e ardhme. Epo, sot dua të përdor fjalën që më së shumti e përfaqëson atë. Një fjalë çarmatosëse për thjeshtësinë e saj, edhe fjala më e fortë, më e fuqishme dhe universale nga të gjitha. Silvio Berlusconi, babai im, është dashuria. Babai im kishte një aftësi unike për të dashur dhe për t’u dashur. Babai im është dashuri për jetën. Dashuria për familjen. Dashuria për punën dhe dashuria e pakushtëzuar për vendin e tij.

Rikujtojmë se pak kohë pas ndarjes së tij nga jeta, mediat italiane ka bërë publike letrën e fundit të shkruar nga vetë Silvio Berlusconit. Letrën e ka zbuluar vajza e tij, Marina Berlusconi të cilën e kishte vendosur në parathënien e librit të ri të Paolo Del Debbio. Maria ka bërë me dije se këtë letër babai i saj e ka shkruar momentet e fundit në ambientet e spitalit ku ishte shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.